zoom

Aktualitet

Rama kërcënon gjyqtarët me pagat: Kërkojnë t’jua bëjmë detin kos!

Rama kërcënon gjyqtarët me pagat: Kërkojnë t’jua bëjmë detin kos!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke rritur tonet ndaj Gjykatës Kushtetuese, por edhe sistemit të drejtësisë, vetëm pak ditë para shqyrtimit të çështjes së Belinda Ballukut.

Këtë herë Rama përdori si presion ndaj gjyqtarëve rritjen e pagës që, sipas tij, ata kanë kërkuar.

Rama përpiqet të sulmojë gjyqtarët, duke përfshirë edhe ata të GJKKO që i pezulluan nga detyra Belinda Ballukun, duke treguar rritjet e pajustifikueshme dhe jashtë arsyes të pagave që ata kanë kërkuar.

Ai paralajmëroi se nuk do të miratojë asnjë rritje page për gjyqtarët, përfshirë anëtarët e Kushtetueses, SPAK dhe GJKKO, nëse këta të fundit vijojnë kërkesat e tyre për rritje të ndjeshme pagash.

Në reagimin e tij, Rama i paraqet gjyqtarët si emra të veshur me pushtetin e gjyqësorit, që po marrin edhe pushtetin e qeverisë e po fusin duart dhe në arkën e shtetit.

Gjatë paradites, Shoqata Kombëtareve e Gjyqtarëve reagoi e shqetësuar nga komentet e përditshme të Edi Ramës për çështjen e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese, duke u shprehur se po bëhet presion ndaj sistemit./ Zoom.al

Reagimi i plotë i Ramës

S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh! Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj. Si ka mundësi?! Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?! Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!

Postime të lidhura