Aplikacion
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së, e cila më 20 nëntor pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Vendimi është marrë me shumicë votash, 5 pro dhe 3 kundër, duke i hapur rrugë procesit gjyqësor ku pritet të caktohet relatori dhe data e seancës.
Derimë tani, Kushtetuesja nuk ka dhënë një vendim të menjëhershëm për pezullimin e efektit të masës së GJKKO-së, ashtu siç ka kërkuar qeveria. Me pranimin e ankimit për shqyrtim, Rama konsiderohet tashmë palë zyrtare në këtë çështje.
Qeveria pretendon se vendimi i GJKKO-së ka krijuar një konflikt kompetencash mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit. Sipas ankimit, ligji përcakton që anëtarët e qeverisë gëzojnë të njëjtin imunitet si deputetët, ndaj, sipas qeverisë, nuk mund të pezullohen nga detyra përmes një mase sigurie, njësoj siç nuk mund të pezullohet një deputet./ Zoom.al