zoom

Aktualitet

Konflikt mes ortakëve të aeroportit të Vlorës? Gazetari zbulon prapaskenat: Pacolli mendon se po e godet Balluku, i ka bërë presion

Konflikt mes ortakëve të aeroportit të Vlorës? Gazetari zbulon prapaskenat: Pacolli mendon se po e godet Balluku, i ka bërë presion

Gazetari Berat Buzhala ka folur për përplasjen e lindur mes ortakëve të aeroportit të Vlorës, konkretisht biznesmenit Behgjet Pacolli dhe administratorit të “2A Group”, Valon Ademi. Aeroporti është dhënë me koncesion për 35 vite nga Qeveria Shqiptare.

I pyetur nëse konflikti ka prapavijë politike, Buzhala u shpreh se sipas tij, Pacolli mendon se pas kësaj përplasjeje qëndron zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila, sipas pretendimeve të tij, mban krahun e Ademit.

“Behgjeti dyshon që këtu është Belinda kundër tij, kundër Behgjetit. Mendon që Belinda është në krahun e Ademit dhe i ka bërë presion në momente të caktuara Behgjetit. Madje, dhe kur është lëshuar avioni i parë, nëse e mban mend, thuhet diku në xhirime, Edi Rama i thotë Pacollit se kjo gjë ndodhi për shkak se ishte Valon Ademi, se për ty nuk do të ndodhte. Kështu më kanë thënë. Por nëse ti je mik me Edi Ramën, mos thuaj se zëdhënësja e tij po e ndihmon dikë tjetër,” – u shpreh Buzhala në “Opinion”.

Përplasja mes ortakëve vjen në një moment kyç për funksionimin e aeroportit të Vlorës.

Postime të lidhura