Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar lajmet që kanë qarkulluar mbi aeroportin e Vlorës dhe përplasjen e Behgjet Pacollit me ortakun e 2A Group, Valon Ademi.
Në konferencën për mediat këtë të hënë, Berisha tha se tani që aeroportit po i afrohet fundi, janë prishur pazaret.
Madje, Berisha pretendon se inxhinieri supervizues i pistës është arratisur në Britaninë e Madhe. Sipas tij, asfalti dhe pista janë jashtë çdo lloj standardi.
“Tani që aeroporti po i afrohet fundit, janë prishur pazaret. Tani, si do i ndajmë? Dhe tani ka shpërthyer aty një grindje e brendshme. Po mua nuk më intereson grindja e brendshme, kategorikisht. Po më intereson një gjë tjetër shumë që është jashtëzakonisht e rëndë. Inxhinieri supervizues i pistës ia ka mbathur, është arratisur në Britaninë e Madhe. Dhe burime serioze më thonë mua që asfalti dhe pista janë jashtë të gjitha standardeve, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndaj dhe supervizori është arratisur në Londër. Njeriu që ka përgjegjësi për çdo centimetër katrorë të cilësisë në atë pistë”, tha Berisha. Zoom.al/
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari