zoom

Lajme

Duan t’ia marrin Pacollit? PD denoncon Ramën e Ballukun për Aeroportin e Vlorës: Nanual pushteti korruptiv

Duan t’ia marrin Pacollit? PD denoncon Ramën e Ballukun për Aeroportin e Vlorës: Nanual pushteti korruptiv

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për korrupsion edhe në Aeroportin e Vlorës. Deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi deklaroi sot se Rama e Balluku po e trajtojnë edhe këtë pasuri publike si biznes privat. Akuzat e tij vijnë pas lajmeve se zëvendëskryeministrja Balluku qëndron pas një plani për t’i marrë aeroportin Behgjet Pacollit. Mediat kanë publikuar informacione, sipas të cilave Pacollit i është kërkuar të shesë aksionet, por ai ka refuzuar. Edhe takimi i Pacollit me kryeministrin Edi Rama javën e kaluar në Kryeministri u raportua se ishte në funksion të kësaj çështjeje, ku mësohet se Pacolli është ankuar pranë kreut të qeverisë dhe i ka bërë të ditur se nuk do të pranojë të largohet nga aeroporti.

Denoncimi i plotë i Këlliçit:

Nga rrugët tek portet, nga energjia tek mbetjet, tashmë edhe aeroportet i shtohen skemës së babëzisë Rama-Balluku. Pasurisë publike që po kyçet në çifligun e diktatorit, po i bashkohet edhe aeroporti i ri i Vlorës.

Ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, nga një urë brezash për zhvillim, sepse barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet.

Aeroporti i Vlorës nuk është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv!

Në çdo projekt që prekin, Edi Rama dhe Belinda Balluku lënë gjurmën e hajnisë: pushteti si biznes privat, pasuria publike si llogari personale.

Këtë duan të bëjnë edhe me aeroportin e Vlorës, që nuk do t’i matet vlera me numrin e fluturimeve, por me thellësinë e korrupsionit që zbarkon bashkë me të.

Në Shqipërinë e Ramës dhe Ballukut, çdo pistë e re është thjesht itinerari i vjetër i grabitjes!

Postime të lidhura