Aplikacion
Luksi i shfrenuar, një dashuri që në pamje të parë u duk mjaft e bukur duke shuar shumë zëra njëkohësisht tanimë i ka ardhur fundi. Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Ka qenë Fisniku ai i cili e ka konfirmuar një gjë tillë në abcnews.al duke bërë të ditur se secili tanimë do shohë jetën e vet.
Një javë më parë ai u përfshi në një skandal mediatik, ndërsa u akuzuan nga një agjenci turistike për një pushim, që nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare. Artistja ndërkohë u distancua nga kjo ngjarje dhe tha se nuk ishte në dijeni për atë që kishte ndodhur mes pronarit të agjencionit dhe Fisnik Sylës.
Kujtojmë se këngëtarja u arrestua më 19 shtator 2020 në Morinë, pasi u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete. Në makinën tip “Audi” bashkë me këngëtaren ishin edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i këngëtares.
Ata u liruan nga qelia, por prokuroria kërkoi “arrest ne burg” për biznesmenin dhe shoferin e këngëtares, ndërsa Gjykata vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme që i fajëson ata./L.K
Dyshohet se u vra nga këngëtari, 14-vjeçarja pësuar abort! Çfarë u zbulua nga mesazhet