zoom

Të gjitha

Dua Lipa dhe Katy Perry do të ndezin rrjetin me bashkëpunimin e tyre

Dua Lipa dhe Katy Perry, thuhet se do ta realizojnë një këngë së bashku. Besohet se në të kaluarën, Lipa e kishte refuzuar mundësinë për të marrë pjesë në këngën e Perryt, “Teary Eyes”.

Më pas, ylli i hitit “Levitating” dëshironte që këngëtarja amerikane të bëhej pjesë e projektit të saj me titull, “Ball & Chain”, këngë kjo e papublikuar e albumit “Future Nostalgia”, por atëkohë, Perry ishte shumë e angazhuar me punë dhe nuk gjeti kohë për ta incizuar pjesën e saj.

Dua Lipa dhe Perry, janë adhuruese të njëra-tjetrës dhe po shpresojnë që së shpejti të ndodhë bashkëpunimi muzikor. Këngëtarja shqiptare së fundmi  zbuloi se 50 për qind e albumit të saj të ardhshëm është përfunduar dhe ka filluar të ndihet mirë me materialet e incizuara .

“Albumi i tretë po merr formë. Jam shumë e emocionuar për disa prej këngëve të reja”, tha Lipa gjatë një bashkëbisede me muzikantin legjendar, Elton John, me të cilin ka bashkëpunuar në këngën e tij remix, “Cold Heart”.

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, gjatë verës do të performojë në një prej festivaleve më të mëdha, “Lollapalooza”./L.K

/Zoom.al