zoom

Të gjitha

Një “FarmGirl” joshëse si Dua Lipa

Një “FarmGirl” joshëse si Dua Lipa

Ajo aktualisht është në mes të turneut të saj të shumëpritur “Future Nostalgia”.Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare , Dua Lipa e cila pëmes fotografive ka ekspozuar trupin e saj të bukur, me një fustan të tejdukshëm dhe të brendshme të zeza ndërsa shijoi një ditë pushimi të merituar pas koncertit të saj në Liverpool .

26 vjecarja në rrjetin e saj  në Instagram ka shpërndarë një sërë fotografish larg skenës, duke treguar ndjenjën e saj unike të stilit, shkruan DailyMail.Dua dukej tejet tërheqëse në këto fotografi, të cilat mesa duken ishin realizuar në një fshat. Ajo thjesht i vuri titullin fotografive “Farmgirl (vajza e fermës)”.

Superylli botëror tregoi dashurinë e saj për të eksperimentuar me pamje të reja teksa e kombinoi veshjen e saj me një palë çizme prej leshi. Ylli i lindur në Angli shkëlqente ndërsa flokët e saj brune ishin në stilin kaçurrela të lirshme.

Ajo theksoi tiparet e saj të mrekullueshme me një makijazh të lehtë, teksa mbante në dorë një çantë lëkure ku mbante gjërat e saj elementare. Fotografitë vijnë pasi Dua dukej mahnitëse teksa veshi një kostum të ngushtë ngjyrë vjollcë në koncertin e saj të fundit në Mbretërinë e Bashkuar./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura