zoom

Të gjitha

Dua Lipa ndez skenën e “AO Arena” në Mançester

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, prej muajsh ka nisur turneun e saj botëror, pavarësisht se u shty disa herë për shkak të pandemisë.

Dua Lipa  dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në “AO Arena” në Mançester si pjesë e turneut të saj “Future Nostalgia World”.Pritjen e gjatë të fansave ajo ua shpërbleu me një super performancë çka bëri që 21,000 fansat të ngriheshin e të këndonin bashkë me të .

Kemi pritur kaq shumë, kaq gjatë për të shfaqur këtë  koncert . E kemi zhvendosur dhe shtyrë por  më në fund jemi këtu.”u shpreh ajo.

Ajo performoi disa nga këngët e saj më të njohura  si New Rules, Break My Heart, Love Again, Be The One , e shoqëruar nga trupa e saj e baletit.

Turneu “Future Nostalgia” u njoftua për herë të parë në dhjetor 2019, por për shkak të covid -19 u shty. Megjithatë  , albumi i dytë i  bukuroshes të titulluar gjithashtu “Future Nostalgia” u publikua gjatë kohës kur bota ishte në izolim./L.K

/Zoom.al