zoom

Të gjitha

Suksesi i vjen gjithmonë nga mbrapa, Dua Lipa kryeson sërish

Dua Lipa vijon sukseset e saj në arenën ndërkombëtare.Këngëtarja me origjinë shqiptare është nominuar në “Ivor Novello Awards 2022” krah artisteve të medhenj ndërkombëtar si Adele, Ed Sheeran, Coldplay dhe  Dave.

Hiti i njohur muzikor  “Cold Heart” në bashkëpunim me artistin Elton John është nominuar në kategorinë “Kënga më e dëgjuar e vitit” .

Sheeran, i cili  së fundmi ka fituar edhe një çështje  gjyqësore për të drejtat e   autorit, ka tre nominime. Këngët hit “Bad Habits” dhe “Shivers”  janë në garë për punën më të realizuar.

Çmimet”Ivor Novello “ kanë të bëjnë me punën krijuese në shkrimin dhe kompozimin e këngëve, dhe gjithashtu  vlerësojnë një numër kantautorësh dhe grupesh muzikore  për kontributin e tyre për muzikën britanike.

Ceremonia e këtij viti do të jetë prezantimi i 67-të i Ivors, që do të zhvillohet në Londër më 19 maj./L.K

/Zoom.al