zoom

Të gjitha

“Levitating” qëndron 70 javë në krye të Billboard Hot 100

“Levitating” qëndron 70 javë në krye të Billboard Hot 100

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të shënoj  suksese të njëpasnjëshme në arenën e muzikës ndërkombëtare. Në mesin e shumë hiteve që kanë shënuar karrierën e saj, kënga “Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia” po thyen rekorde.

26-vjeçarja së fundi ka arritur suksesin e radhës me “Levitating”, e cila është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.

Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.

“Levitating” është gjithashtu kënga e pestë që ka qëndruar më së shumti në top-listë në gjithë historinë e kualifikimeve. Këtij lajmi i është gëzuar interpretuesja duke e shpërndarë njoftimin edhe në llogarinë e saj në Instagram, aty ku numëron mbi 80 milionë ndjekës./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura