zoom

Të gjitha

Dua Lipa paditet për plagjaturë

Dua Lipa paditet për plagjaturë

Dua Lipa është paditur për shkelje të të drejtave të autorit, nga një grup reggae në Florida. Grupi pretendon se ylli britanik i popit vodhi këngën e saj të suksesshme “Levitating” nga një këngë më pak e njohur e vitit 2017.

Në padinë e ngritur në gjykatën federale të Los Anxhelosit, anëtarët e një grupi të quajtur Artikal Sound System pretendojnë se “Levitating” e Lipës, e cila kaloi 68 javë në tabelën e këngëve të Billboard Hot 100 dhe ishte kënga nr. 1 në Hot 100 e vitit 2021, ishte shkëputur nga kënga “Live Your Life” e grupit.

Ankesa përmbante kryesisht pretendime për shkelje të të drejtave të autorit, se si dhe pse Lipa dyshohet se e kopjoi këngën. Por në ankesë thuhet se të dy këngët ishin aq të ngjashme sa që ishte “e pamundur që “Levitating” të ishte krijuar në mënyrë të pavarur”.

“Levitating”, e publikuar në vitin 2020 dhe e cila është pjesë e albumit të dytë të Lipës “Future Nostalgia”, ishte një hit global duke arritur përfundimisht në vendin e dytë në Hot 100 dhe duke siguruar nderin për të qenë kënga më e gjatë në top 10 nga një artiste femër.

Artikal Sound System është një grup reggae me bazë në Florida të Jugut, i themeluar në vitin 2012 si duo, përpara se më vonë të shtonte muzikantë dhe vokalist të tjerë.

Ashtu si çdo rast i të drejtave të autorit, padia kundër Lipës pretendon se ajo kishte “akses” në “Live Your Life” të mëparshme, që do të thotë se ajo e dëgjoi këngën, duke i dhënë asaj mundësinë për ta kopjuar atë. Përfaqësuesit e Duas dhe Warner Music Group nuk e kanë komentuar ende padinë./L.K

Zoom.al

 

Postime të lidhura