zoom

Të gjitha

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion vijnë me një super bashkëpunim

Ylli shqiptar, Dua Lipa dhe repistja e famshme amerikane, Megan Thee Stallion, së shpejti do të sjellin një super bashkëpunim me njëra-tjetrën.

Përmes një postimi të fundit në Instagram e paralajmëroi bashkëpunimin e shumëpritur me reperen, këngë kjo e cila e mban titullin “Sweetest Pie” dhe pritet të publikohet më 11 mars.

Dua Lipa aktualisht është duke e realizuar turneun muzikor “Future Nostalgia Tour”, ku fansat do të kenë mundësi ta dëgjojnë këngën e re të dyshes edhe live.

Megan Thee Stallion do t’i bashkohet në koncertet të cilat mbahen në Denver, Tulsa dhe Phoenix më 15, 17 dhe 20 mars.

Dua shquhet për bashkëpunimet me disa prej emrave më të njohur të muzikës, të tillë si Miley Cyrus, Elton John, Calvin Harris, grupi “Blackpink”, Martin Garrix, Sean Paul dhe të tjerë./L.K

/Zoom.al