zoom

Të gjitha

Dua Lipa pjesë e filmit “Argylle”

Jo vetëm këngëtare por Dua Lipën tanimë do t’a shikojmë edhe si aktore. Ajo tanimë do të jetë pjesë e filimit të ri me spiunë të regjisorit Matthew Vaughn, “Argylle”.

Nuk dihen shumë detaje rreth rolit që ylli i hitit “Don’t Start Now” do ta ketë në këtë projekt, por publikut tashmë i janë ofruar pamjet e para të filmit përmes një traileri 8 sekondash dhe një fotografie ku Lipa shihet në shoqërinë e kolegut të saj, Henry Cavill.

Krahas këngëtares, në “Argylle” luajnë edhe aktorët e listës A: Henry Cavill, Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, Ariana DeBose, John Cena dhe Samuel L. Jackson.

“Argylle” është adaptuar nga romani me të njëjtin emër i autores Ellie Conway, i cili do të botohet në vitin 2022. Ai e rrëfen historinë e spiunit më të mirë në botë, Argylle, përmes aventurave të tij anembanë globit. Mendohet se do të realizohen 3 filma gjithsej të cilët do të xhirohen nëpër shtete të ndryshme.

Ende nuk është konfirmuar data e lansimit të filmit, por platforma “Apple TV+” ka bërë të ditur se ai do të jetë në dispozicionin e publikut shumë shpejtë./L.K

/Zoom.al