zoom

Lajme

Kaos në Iran, dy futbollistët shqiptarë largohen përmes kufirit tokësor

Kaos në Iran, dy futbollistët shqiptarë largohen përmes kufirit tokësor

Situata në Iran pas sulmeve amerikano-izraelite ka krijuar kaos edhe në sport, duke detyruar shumë lojtarë të huaj të largohen nga vendi përmes rrugëve tokësore.

Me fluturimet të pezulluara, klubet kanë marrë përsipër organizimin e kthimit të futbollistëve drejt vendeve të tyre.

Sipas mediave, klubi i Esteghlal ka ndihmuar sulmuesin e Kombëtares shqiptare Jasir Asani që të largohet nga Teherani, duke kaluar kufirin në kushte sigurie.

E njëjta situatë vlen edhe për Regi Lushkjan, i cili aktivizohej me Tractor. Mesfushori shqiptar ka arritur tashmë të dalë nga territori iranian, pas ndërprerjes së aktivitetit sportiv për shkak të konfliktit.

Lufta ka vënë në pikëpyetje jo vetëm kampionatin iranian, por edhe pjesëmarrjen e Iranit në evenimente të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026, e cila aktualisht konsiderohet në rrezik./ Zoom.al

Postime të lidhura