zoom

Lajme

Jasir Asani merr vendimin për të ardhmen, sulmuesi mbyll kapitullin me Iranin

Jasir Asani merr vendimin për të ardhmen, sulmuesi mbyll kapitullin me Iranin

Jasir Asani është zyrtarisht një lojtar i lirë pas vendimit për të ndërprerë kontratën me klubin iranian Esteghlal.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka komunikuar klubit përfundimin e bashkëpunimit përmes një letre, ndërsa arsyeja kryesore lidhet me mosshlyerjen e detyrimeve financiare për sezonin e kaluar.

Asani, 31 vjeç, tashmë do të duhet të gjejë një skuadër të re për vijimin e karrierës. Më herët ai ka bërë të ditur se ka pasur interes nga klube të kampionateve të njohura europiane, përfshirë edhe elitën e futbollit spanjoll.

Aventura e tij në Iran u ndikua edhe nga situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa lojtari humbi edhe hapësirën në Kombëtare. Paraqitja e fundit me fanellën kuqezi për të ishte në fund të muajit shkurt.

Gjatë periudhës së tij me Esteghlal, Asani regjistroi 29 paraqitje, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 4 asistime. Tashmë vëmendja e tij është e përqendruar te gjetja e një sfide të re në karrierë./ Zoom.al

Postime të lidhura