zoom

Aktualitet

U përplas me Berishën, Kuçana bën akuzën e fortë: Kushdo që do të bëjë karrierë në PD, duhet të kalojë nga zyra e Flamur Nokës

U përplas me Berishën, Kuçana bën akuzën e fortë: Kushdo që do të bëjë karrierë në PD, duhet të kalojë nga zyra e Flamur Nokës

Ish-kandidatja për deputete e PD-së, Ilirjana Kuçana, e cila në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u përplas me Sali Berishën, ka hedhur akuza të forta ndaj lidershipit të partisë së saj.

Kuçana tha se kishte përgatitur një rezolutë për protestën dhe se Partia Demokratike duhet t’i lexojë arsyet pse shqiptarët kanë dalë në shesh.

Po ashtu, ish-kandidatja për deputete ka hedhur një akuzë të fortë ndaj Flamur Nokës, për të cilin shprehet se kushdo që dëshiron të bëjë karrierë në Partinë Demokratike duhet të ketë mbështetjen e tij dhe të kalojë nga zyra e Nokës.

Kuçana: Kam depozituar një rezolutë, të cilën kryetarja e ka detyrim ta lexojë. Rezolutën për ta votuar, nëse e voton ose jo Këshilli, mbetet në dorën e tyre. Kryetarja nuk mund ta fillojë detyrën duke shkelur statutin. Duhet ta lexojë rezolutën dhe ajo ka një votë, siç kam edhe unë; të gjithë janë të barabartë.

Në këtë rezolutë ka diçka thelbësore që ka të bëjë me PD-në dhe protestën. PD duhet të lexojë sheshin. Njerëz që nuk i pranon sheshi nuk mund të katapultohen në pozicione. Unë kam kërkuar, si një parti politike, të dalim nga Këshilli me një rezolutë në mbështetje të protestës. Kam kërkuar edhe një mbështetje sa i përket PD-së. Kam kërkuar zotit Berisha dhe Këshillit të miratojmë dy organe të rëndësishme: një pjesë intelektuale, që të jetë mes protestës dhe partisë, dhe një forum studentësh dhe nga diaspora, që të përafrohemi me sheshin, që të jemi sa më afër protestës.

PD, nëse nuk lexon sheshin, nuk mund të jetë parti alternative. Pika e tretë ka qenë Mulizimi i PD-së. Mulizimi klanor i PD-së. Nuk mundet që në PD, kush do karrierë, duhet të mbështetet nga Muli, duhet të kalojnë nga zyra e Flamur Nokës. Ka ardhur momenti që PD të kthehet në meritokraci. Mulizimi është një fenomen që duhet luftuar. I ftoj të gjithë anëtarët e Këshillit të luftojnë mulizimin dhe kandidatët që janë propozuar prej tij. Duhet të votojmë njerëz që janë të shkëputur nga klanet.

Kam depozituar edhe disa kërkesa që nuk i kam bërë publike për shkak të etikës. Në momentin që në forum nuk më dëgjohet zëri, jam i detyruar të dal ta bëj me dije edhe për shqiptarët. Në momentin që PD nuk do të dëgjojë anëtarët e Këshillit, është një problem i madh. PD duhet të afrohet me protestën

Postime të lidhura