zoom

Lajme

Anglia zhbllokon gjysmëfinalen! Gordon ndëshkon Argjentinën me një kundërsulm perfekt

Anglia zhbllokon gjysmëfinalen! Gordon ndëshkon Argjentinën me një kundërsulm perfekt

Anglia ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Në minutën e 55-të, “Tre Luanët” goditën me një kundërsulm të shpejtë dhe vdekjeprurës, që u finalizua me sukses nga Anthony  Gordon.

Me këtë gol, Anglia hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe të Botërorit, ndërsa Argjentina tashmë është e detyruar të reagojë për të rikthyer baraspeshën.

Nëse rezultati mbetet i pandryshuar, anglezët do të sigurojnë biletën për finalen, ku i pret Spanja.

Postime të lidhura