Aplikacion
Konflikti mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Irani po përshkallëzohet edhe në vatra të reja. Në ditën e tretë, përplasjet janë përhapur edhe në territorin e Libanit.
Forcat izraelite dhe Hezbollah shkëmbyen zjarr, me shpërthime të raportuara në jug të Bejrutit. Izraeli urdhëroi evakuimin e banorëve të mbi 50 qyteteve dhe fshatrave në Liban.
Shpërthime janë raportuar edhe në Dubai dhe Doha, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan tre viktima nga sulmet hakmarrëse iraniane.
Nga ana tjetër, në orët e para të mëngjesit, sirenat e alarmit ajror u dëgjuan për herë të parë pas dekadash në Qipro, pas një sulmi të dyfishtë ajror ndaj bazës britanike në Akrotiri. Sipas raportimeve, dy mjete ajrore pa pilot tentuan të godasin objektivin, duke shkaktuar reagime të menjëhershme politike dhe ushtarake në rajon.
Përshkallëzimi i konfliktit ka ndikuar menjëherë në tregjet ndërkombëtare, me rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në hapjen e tregjeve aziatike. Aeroportet në rajon kanë pezulluar ose anuluar mijëra fluturime, ndërsa frika për një luftë më të gjerë rajonale po rritet./ Zoom.al