zoom

Bota

Edhe NATO përfshihet në luftë? Përgjigjet Rutte

Edhe NATO përfshihet në luftë? Përgjigjet Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se vendet evropiane mbështesin plotësisht veprimet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, duke theksuar se Aleanca Atlantike nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në operacionet ushtarake.

Në një intervistë për BBC, Rutte u shpreh se politika dhe veprimet e Iranit përbëjnë një kërcënim serioz jo vetëm për Izraelin, por edhe për Evropën dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Sipas tij, pas operacioneve të fundit të fundjavës, Evropa ka nisur të ndërmarrë hapa konkretë në planin politik dhe diplomatik.

Sa i përket koordinimit mes NATO-s dhe Uashingtonit, ai nuk pranoi të japë detaje nëse ishte në dijeni paraprakisht për sulmet e përbashkëta SHBA–Izrael ndaj Iranit, por nënvizoi se kanë ekzistuar komunikime të vazhdueshme dhe bashkërendim i ngushtë me autoritetet amerikane.

Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes nëse forcat e NATO-s do të përfshihen në terren, Rutte ishte i prerë: “Jo. Ky është qartësisht një operacion i udhëhequr nga amerikanët dhe izraelitët”./ Zoom.al

Postime të lidhura