zoom

Bota

Paralajmërimi i frikshëm i Trump: Po vjen vala e madhe e sulmeve

Paralajmërimi i frikshëm i Trump: Po vjen vala e madhe e sulmeve

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit janë ende në fazë të hershme dhe se goditja kryesore nuk ka ndodhur ende.

Në një intervistë për CNN, Trump u shpreh se vala më e fuqishme e sulmeve pritet së shpejti.

“Ne ende nuk kemi filluar t’i godasim seriozisht. Po vjen është vala e madhe e sulmeve”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se Uashingtoni po vepron, sipas tij, edhe në interes të popullit iranian.

Trump nuk e përjashtoi mundësinë e një përfshirjeje më të gjerë ushtarake, përfshirë edhe dërgimin e forcave tokësore në territorin iranian, nëse situata e sigurisë e kërkon një gjë të tillë.

Në prononcimin e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se programi bërthamor i Iranit ka qenë prej kohësh një burim serioz tensioni dhe kërcënimi për stabilitetin e rajonit.

“Iranianët kanë jetuar për vite të tëra nën një pasiguri të vazhdueshme, çka ka pamundësuar arritjen e një paqeje të qëndrueshme”, tha Trump, duke e lidhur këtë situatë me politikat e Teheranit në fushën e sigurisë dhe armëve bërthamore.

Postime të lidhura