Aplikacion
Presidenti amerikan Donald J. Trump ka shpallur masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e tl gjithë tregtisë detare, veçanërisht transportin e energjisë që kalon nëpër Gjirin Persik.
Sipas deklaratës, United States Development Finance Corporation (DFC) do të ofrojë sigurim ndaj rrezikut politik dhe garanci financiare me kosto të arsyeshme për të gjitha linjat detare që operojnë në rajon.
Ai theksoi se, nëse është e nevojshme, Marina e Shteteve të Bashkuara do të nisë menjëherë shoqërimin e cisternave të naftës përmes ngushticës së Hormuzit, një nga pikat më strategjike për furnizimin global me energji.
“Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë rrjedhën e lirë të energjisë në mbarë botën. Fuqia jonë ekonomike dhe ushtarake është më e madhja në Tokë – do të ketë veprime të tjera,” thuhet në deklaratë.
Ky vendim pritet të ketë ndikim të fortë në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe në situatën e sigurisë në rajon.
Ngushtica e Hormuzit është paralizuar për shkak të kërcënimit iranian për bombardimin e çdo anije që tenton të kalojë në të.
Zoom.al/
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit