Aplikacion
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se kanë nisur sulme ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe në kryeqytetin libanez, Bejrut.
“IDF aktualisht po kryen sulme të njëkohshme të synuara kunder objektivave ushtarake në Teheran dhe Bejrut”, tha në një deklaratë.
Zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha se “një valë sulmesh ajrore të gjera” ishte duke u zhvilluar.
Sulmet vijnë rreth një orë pasi IDF lëshoi një “paralajmërim urgjent” për njerëzit në periferitë jugore të Bejrutit dhe në dhjetëra fshatra, duke u bërë thirrje atyre të evakuohen. IDF kishte thënë se po synonte qendrat e komandës dhe objektet e magazinimit që i përkisnin Hezbollahut.
Presidenti Donald Trump ka komentuar në Truth Social mbi rezervat amerikane të municioneve të “klasës së mesme dhe të lartë”, duke shtuar se luftërat “mund të zhvillohen ‘përgjithmonë’… duke përdorur vetëm këto furnizime”.
“Ne kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me stoqe dhe janë gati të FITOJNË, MADH!!!” shkruan Trump, duke postuar pak para mesnatës në Uashington DC (05:00 GMT).
Në komentet e tij të fundit, ai akuzon gjithashtu paraardhësin e tij Joe Biden se i ka siguruar Ukrainës “shumë nga armët super të nivelit të lartë” amerikane.
Në fund të mandatit të tij katërvjeçar, Biden i kishte lejuar Ukrainës të përdorte raketa të fuqishme ATACMS me rreze të gjatë veprimi, të afta të godisnin deri në 190 milje (300 km).