zoom

Bota

Irani rrit tonet, kërcënon edhe Europën

Irani rrit tonet, kërcënon edhe Europën

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Irani ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj vendeve evropiane që po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes në konflikt.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar të martën, autoritetet në Teheran theksuan se çdo veprim ushtarak apo mbështetje e drejtpërdrejtë ndaj sulmeve kundër Iranit do të konsiderohet si provokim i hapur.

Sipas qëndrimit të bërë publik, një ndërhyrje e tillë do të sillte zgjerimin e kundërpërgjigjes iraniane, duke paralajmëruar se objektiva në territorin evropian mund të përfshihen në listën e shënjestrave.

Reagimi i Iranit erdhi pasi disa shtete evropiane deklaruan se po shqyrtojnë “masa mbrojtëse” përballë kapaciteteve raketore të Teheranit dhe zhvillimeve të fundit në rajon.

Deri tani, përplasjet direkte ushtarake kanë përfshirë kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, të cilat kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave iraniane. Në përgjigje, Irani ka raportuar se ka goditur baza amerikane në rajon dhe ka lëshuar raketa drejt territorit izraelit.

Postime të lidhura