zoom

Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ NATO: Do mbrojmë Ballkanin!

Lufta në Lindjen e Mesme/ NATO: Do mbrojmë Ballkanin!

Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk do të lejojë krijimin e një boshllëku sigurie në Ballkanin Perëndimor.

Këtë e deklaroi nga Shkupi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Rutte nënvizoi se stabiliteti i rajonit mbetet me rëndësi strategjike për aleancën dhe se misioni paqeruajtës në Kosovë do të vijojë të jetë i fortë dhe plotësisht operacional.

Sipas tij, prania e KFOR-it është thelbësore për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“Ky mision luan një rol kyç në garantimin e sigurisë afatgjatë. Ne do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i aftë dhe i përgatitur për të përmbushur detyrën e tij. Bashkëpunimi mes aleatëve është vendimtar për sigurinë tonë të përbashkët”, u shpreh Rutte./ Zoom.al

Postime të lidhura