Aplikacion
Kuvendi i Kosovës sapo njoftoi se seanca e orës 22:00 ka të bëjë me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Paraprakisht kishte përpjekje që të ndryshohej Kushtetuta për ta mundësuar zgjedhjen e presidentit përmes votës së popullit e jo Kuvendit.
Por, kjo dështoi dhe tani do të ketë përpjekje të re për zgjedhjen e presidentit përmes votës së deputetëve.
Nuk është e qartë nëse do të ketë deputetë të mjaftueshëm për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese në votim.