Aplikacion
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani ka kaluar mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, përpara se të drejtohej në trajektore drejt territorit turk.
Sipas njoftimit të ministrisë, raketa balistike u shkatërrua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s përpara se të arrinte në hapësirën ajrore turke.
Ajo ra në rajonin Dortyol të provincës Hatay, ndërsa nuk raportohet për të plagosur apo incidente nga ngjarja.
Në një deklaratë zyrtare, autoritetet në Ankara theksuan se forcat e armatosura turke kanë kapacitete të plota për të garantuar sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Sipas ministrisë, çdo masë e nevojshme do të merret me vendosmëri përballë çdo kërcënimi që cenon sovranitetin e vendit.
“Turqia mbështet stabilitetin dhe paqen në rajon, por është plotësisht e përgatitur të mbrojë territorin dhe hapësirën e saj ajrore kundër çdo rreziku, pavarësisht burimit. Ne rezervojmë të drejtën për t’iu përgjigjur çdo akti armiqësor”, thuhet në reagim.
Edhe Drejtori i Komunikimit i Turqisë, Burhanettin Duran, konfirmoi se Ankaraja do të ndërmarrë pa hezitim çdo hap të nevojshëm për të garantuar sigurinë kombëtare, duke ripërsëritur qëndrimin e prerë të shtetit turk në mbrojtje të interesave të tij./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit