zoom

Aktualitet

Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Lufta në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, si rezidentë apo vizitorë, dhe që planifikojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë përmes Turqisë, nëpërmjet pikave kufitare tokësore Iran–Turqi.

Sipas MEPJ-së, qytetarët duhet të vendosen menjëherë në kontakt me Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara përpara nisjes së udhëtimit. Komunikimi paraprak është i domosdoshëm për të mundësuar ofrimin e asistencës konsullore dhe për koordinimin me autoritetet përkatëse turke, në përputhje me udhëzimet e tyre.

Për çdo informacion shtesë apo nevojë për asistencë, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën në numrat:

+90 (534) 080 37 65

+90 (549) 561 19 85

ose në adresën elektronike: [email protected]

MEPJ bën të ditur se është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të vijojë të informojë qytetarët shqiptarë në mënyrë periodike.

Postime të lidhura