Aplikacion
Real Madridi po planifikon një lëvizje të rëndësishme për afatin kalimtar të verës, duke shënjestruar yllin e Manchester City-t, Rodri.
Sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, drejtuesit e “Los Blancos” e shohin fituesin e “Topit të Artë” si elementin jetik për të marrë në dorë frenat e mesfushës madrilene.
Edhe pse politika e klubit kohët e fundit është fokusuar te talentet e reja, përvoja dhe aftësia organizative e spanjollit konsiderohen si profili ideal për të rregulluar stilin e lojës në “Santiago Bernabéu”.
Manchester City është tashmë në dijeni të interesit, por anglezët nuk kanë ndërmend të dorëzohen lehtë dhe do të bëjnë çmos për ta mbajtur 29-vjeçarin në “Etihad”.
Duhet kujtuar se pas kulmit të karrierës në vitin 2024, Rodri pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit, gjë që e mbajti gjatë jashtë fushave.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit