Aplikacion
Ylli i “The Wanted”, Tom Parker ka vdekur në moshën 33-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer në tru.
“Zemrat tona janë thyer. Tom ishte qendra e botës sonë. Ne nuk mund ta imagjinojmë jetën pa buzëqeshjen e tij infektive dhe praninë e tij energjike”, shkroi gruaja e tij Kelsey Hardwick në Instagram.
Çifti u martua në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë, vajzë Aurelia Rose, e cila lindi në vitin 2019, dhe një djalë, Bodhi, i lindur tetorin e kaluar.

Ndërsa, gurpi tha se ata ishin “të shkatërruar” nga vdekja e Parker. “The Wanted” u formua në vitin 2009, me Parker, Max George, Siva Kaneswaran, Nathan Sykes dhe Jay McGuiness.
https://www.youtube.com/watch?v=fB-sNOxsFEA
Grupi publikoi një album me hitet më të mira nëntorin e kaluar. Pak para publikimit të albumit, Parker u tha fansave se tumori i tij i trurit ishte “i qëndrueshëm” dhe “nën kontroll”. Ata u ribashkuan për një koncert “Stand Up To Cancer” në Royal Albert Hall të Londrës, organizuar nga Parker. Ai gjithashtu mblodhi para për Apelin Kombëtar të Trurit./L.K
/Zoom.al