Aplikacion
Vëllezërit e njohur binjakë, Donald dhe Romeo Veshaj, ishin mëngjesin e sotëm të ftuar në emisionin “Wake Up”, ku folën për emisionin e tyre më të ri në Top Channel që mban titullin, “Më lër të flas”.
Por jo vetëm kaq, pasi Donaldi ka folur për herë të parë edhe për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë kësaj interviste, ai ka zbuluar se disa vese e kishte të vështirë ti largonte edhe pse nuk ishte më nën vëzhgimin e kamerave.
Aktori i humorit u shpreh se edhe një muaj pasi doli nga shtëpia, tentonte të fikte mikrofonin sa herë shkonte në tualet dhe që lahej me mbathje.
Pjesë nga intervista:
Të ka ndodhur ndonjëherë të ishe në tualet dhe të harroje hapur mikrofonin?
Donaldi: Në momentin që kam dal nga shtëpia, edhe një muaj më vonë sa herë që shkoja në tualet vendosja dorën tek vendi ku kisha mikrofonin, për ta fikur. Edhe nja tre a katër dit më mbrapa pasi dola nga shtëpia e Bigut, lahesha me mbathje, më ishte bërë ves.
Pse titulli “Më lër të flas”?
Donaldi: Në Top Channel duan këtë pjesën letrare ndërsa ‘Më li të flas’ ishte zhargon. Unë doja të bëja diçka dhe Lori duhej të ishte patjetër aty për ta realizuar. Kemi punuar vërtet fort për pjesën e parë.
Çfarë tha mami dhe babi pas emisionit?
Donaldi: Babi ka qenë gjithmonë pranë nesh kur xhirojmë, por këtë herë nuk ishte. U ndje pak keq por kur e pa sigurisht që i pëlqeu. Ne nuk donim ta lodhnim prandaj nuk e morëm. Të premten u mblodhëm të gjithë në shtëpi.
Kush flasin më shumë, ju apo të ftuarit?
Romeo: Ne flasim që të flasin ata
Donaldi: Ka raste që nuk e dimë çfarë flasim. Flasim të ftuarit dhe ne.
Kë keni të ftuar të premten e ardhshme?
Donaldi: Nuk doja ta tregoja derisa të dalë promo. Është një vajzë
Romeo: Ndoshta nuk na vjen pastaj
Jeni në aktrim, në media me emision në Top Channel, muzikë po. Trazuat dynjanë me “Picasso”. Do vazhdoni me muzikën?
Donaldi: Nuk e di, është një mënurë për të shprehur emocionet. Nuk e shohim si profesion. Një njeri i skenës i bën të gjitha.
Ka një lloj fitimi aty?
Romeo: e nisem më klering
Donaldi: Sigurisht që ka një lloj fitimi
Ori Nebijaj dhe Isli Islami, i kanë ngacmuar paksa me pyetje më pikante. Madje atyre iu bënë edhe një lloj testi se sa e njihnin njëri-tjetrin, duke qenë se janë binjakë. E dashura e parë e Donaldit? Ai ka qenë 13-14 vjeç. Ka qenë Don Zhuan i madh.
Më është dukur si një lloj vëmendje që kanë dashur të marrin. Nëse ti ke diçka për t’i thënë dikujt, gjej numrin e telefonit, takoje dhe thuaja. Më duket shumë për të folur në media. Një lloj zhurme me provokime, që ty të nxjerr keq, u shpreh ai./L.K
/Zoom.al