zoom

Aktualitet

Gazetari: Hetoni hajdutët e “One Albania”…!

Gazetari: Hetoni hajdutët e “One Albania”…!

Kompania ONE vijon t’ju shkaktojë kokëçarje dhe vuajtje abonentëve të saj, madje duke u krijuar edhe problematika me aktiviotetin e përditshëm, pasi shumica edhe punojnë nëpërmjet telefonave, si mjete të domosdoshme komunikimi.

Gazetari Renaldo Saliaj është një prej të prekurve nga defektet e vazhdueshme të kompanisë telefonike. Në profilin e tij në rrjetet sociale, ai shkruan se ka hasurp shumë probleme dhe shqetësime kohët e fundit, madje i quan edhe hajdutë.

“Hajdutët e One Albania” duhen hetuar seriozisht nga Autoriteti i Konkurrencës dhe AKEP, për vjedhjen dhe talljen që bëjnë çdo ditë me qytetarët”, shkruan ai.

Teksa komentuesit e mbështesin fuqimisht me reagimet e tyre, duke theksuar edhe se ajo “është kompani deri me qasje kriminale”.

Gazetari më poshtë shpjegon se kishte një ditë të tërë pa sinjal dhe kur i merrte në telefon e vendosnin në listën e pritjes. “Më vendosin të 30-in dhe kur më vjen radha deri tek i dyti, mbyllin telefonin”, nënvizon ai me detaje.

Dhe një komentues i irrituar shton se ai kishte eksperiencë më të keqe personale me këtë kompani, teksa i duhen 2 muaj për të shkëputur kontratën dhe 5 muaj të rrijë pa shërbim interneti, si pasojë e një kontrate që ONE ka trashëguar nga Albtelecom. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura