Aplikacion
Kompania celulare One Albania është gjobitur me 100 milion lekë (të vjetra) nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) pas shkeljeve të vazhdueshme financiare si edhe mospërmbushjen e nevojave të klientëve të saj. denoncimeve të njëpasnjëshme të klientëve të kësaj kompanie telefonike në median tonë.
AKEP thekson se “One Albania” duhet të respektojë detyrimet ligjore dhe kontraktore lidhur me kufizimet e shërbimeve dhe njoftimin e pajtimtarit përpara zgjidhjen e kontratës.
Në vendim thuhet se “One Albania” duhet të respektojë detyrimet ligjore lidhur me publikimin e informacionit transparent, të krahasueshëm, të përshtatshëm dhe të përditësuar për çdo detyrim në përfundimin e kontratës, si dhe kushtet e përgjithshme për aksesin e përdorimin e shërbimeve të ofruara për përdoruesit fundorë.
Zoom.al ka denoncuar shumë herë shkeljet e kësaj kompanie duke treguar se si ajo shfrytëzon pozitën e saj në treg, teksa ka lënë shumë qytetarë pa shërbim apo me shërbime të mbifatururara.