Aplikacion
Personi që shihni në foton më poshtë është Elvis Shkambi, 30-vjeçari që bëri kasaphanë pasditen e kësaj të hëne në ambientet e Gjykatës së Apelit, duke lënë të vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja.

Elvis Shkambi ishte palë në një proces gjyqësor për një tokë në Shkodër, për të cilën xhaxhai i tij pretendonte pronësinë dhe deklaronte se ia kishin uzurpuar.
Pas ngjarjes, ai u arrestua. Elvis Shkambi pranoi autorësinë, duke deklaruar:
“E qëllova, sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”.
Elvis Shkambi, qëlloi me armë pasi humbi gjyqin për pronën duke vrarë gjyqtarin dhe plagosur Ervis dhe Rakip Kurtaj, babë e bir, gjithashtu palë në procesin e sotëm./ Zoom.al