zoom

Aktualitet

U vra në sallën e gjyqit, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja

U vra në sallën e gjyqit, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë do të trondiste vendin këtë të hënë, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë mbeti i vrarë gjyqtari, Astit Kalaja.

Kalaja, me origjinë nga Shkodra u emërua për herë të parë si magjistrat më 24 nëntor të vitit 1993, po në Shkodër.

Ai ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Në Gjykatën e Shkodrës, Kalaja do të shërbente për shumë vite, para se të emërohej në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Ai e kaloi Vettingun në vitin 2019, por Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra me pretendimin se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për një apartament me sipërfaqe 109,5 m2, si dhe për një sipërfaqe toke prej 379 m2 në Velipojë, brenda së cilës ndodhej edhe një ndërtim informal përdhes prej 60m2.

KPA-ja e konfirmoi në detyrë gjyqtarin Kalaja në janar të vitit 2022.

Astrit Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tre herë radhazi.

Vitet e fundit ushtroi detyrën e anëtarit të Gjykatës së Apeli. Ai ka mbajtur përkohësisht edhe postin e kryetarit në detyrë të Gjykatës së Shkodrës.

Konkretisht nga viti 1993 dhe deri qershor 2004 punoi si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër. Në Qershor 2004 dhe deri në 31 janar 2023 në Gjykatën e Apelit Shkodër. Ndësa vitet e fundit shërbente në Gjykatën e Apelit Tiranë./ Zoom.al

Postime të lidhura