zoom

Aktualitet

Historia e pronës/ Vrasja në Apel, çfarë deklaronte xhaxhai i autorit dy vite më parë

Historia e pronës/  Vrasja në Apel, çfarë deklaronte xhaxhai i autorit dy vite më parë

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u qëllua me armë zjarri brenda sallës së gjyqit dhe ndërroi jetë gjyqtari Astrit Kalaja.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Elvis Shkambi, 30-vjeç, nipi i Gjon Shkambit, jo i panjohur për publikun.

Prej disa vitesh Shkambi ka denoncuar në media disa herë një konflikt që ka patur me pronën në Shkodër.

Shkambi është shfaqur në emisionet investigative si dhe kronikat e lajmeve herë pas here në të kaluarën, teksa pretendonte se 31 familje i kishin zaptuar një pallat dhe truallin në Shkodër.

Ditën e sotme ka qenë e caktuar seanca në Apelin e Tiranës pikërisht për këtë çështje.

Denoncimi i Gjon Shkambit në media dy vite më parë për konfliktin me pronën:

Postime të lidhura