zoom

Aktualitet

Pamje të rënda / Momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja nxirret i plagosur nga salla e gjyqit

Pamje të rënda / Momenti kur gjyqtari Astrit Kalaja nxirret i plagosur nga salla e gjyqit

Në pamjet e mëposhtme do të shihni momentin tragjik kur gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja del për herë të fundit nga ambientet e punës së tij.

Gjyqtari Kalaja nxirret me barelë nga stafi mjekësor i Urgjencës së Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas do të humbte jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ai u qëllua në sallën e gjyqit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, menjëherë pasi dha një vendim kundër tij në një çështje pronash. Autori ka qëndruar gjatë gjithë seancës brenda në sallë, i armatosur, në pritje të dhënies së vendimit.

Kalaja u godit nga tre plumba, ku të paktën një plumb e zuri në pjesën e gjoksit. I ndjeri ndërroi jetë rrugës për në spital./ Zoom.al

Postime të lidhura