zoom

Aktualitet

FOTO/ Iu bë atentat pranë biznesit të tij, ky është 43-vjeçari me dy identitete që u qëllua për vdekje

FOTO/ Iu bë atentat pranë biznesit të tij, ky është 43-vjeçari me dy identitete që u qëllua për vdekje

Personi në foto është viktima i atentatit, Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës (30 nëntor) në qytetin e Elbasanit.

43-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri brenda mjetit të tij Range Rover, në lagjen “Emin Matraxhiu”, rreth orës 20:35.

Sipas të dhënave paraprake, ai sapo kishte dalë nga zyra kur autorët e kanë qëlluar me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Forcat e Policisë ngritën postblloqe në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime nga grupi hetimor dyshojnë se atentatorët janë larguar me një automjet Audi me ngjyrë të zezë, në drejtim të aksit Elbasan–Librazhd.

Viktima rezulton të ketë pasur precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa mësohet se gjatë javës së kaluar ishte përfshirë në një konflikt, pistë që po hetohet si e mundshme për motivin e vrasjes.

Postime të lidhura