zoom

Aktualitet

(VIDEO) U qëllua me dy plumba në kokë, pamjet e Range Rover ku u ekzekutua biznesmeni! Atentatorët lëviznin me Audi

(VIDEO) U qëllua me dy plumba në kokë, pamjet e Range Rover ku u ekzekutua biznesmeni! Atentatorët lëviznin me Audi

Zoom.al ka siguruar pamjet nga vendi ku u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Elbasan, biznesmeni Mond Mëhalla (Hyka).

Atentati mafioz ndodhi pranë biznesit të tij, karburantit “Xhixho”.

Ai u qëllua me dy plumba në kokë, teksa ndodhej në një mjeti tip “Range Rover”. Automjeti i atentatorëve mësohet se ishte një “Audi” ngjyrë e zezë.

Autorët raportohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Njoftimi i policisë:

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./ Zoom.al

Postime të lidhura