Aplikacion
Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Mond Mëhalla (Hyka), e cila ndodhi në mbërmje në qytetin e Elbasanit, në lagjen Erin Matraxhiu.
Zoom.al mëson se 43 -vjeçari është qëlluar me dy plumba në kokë nga një distancë e afërt, teksa ndodhej në makinën e tij tip “Range Rover”, përpara karburantit “Xhaxhi Oil”, që e kishte në pronësi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja.
Burime të policisë thanë për Zoom.al se dyshohet se në këtë atentat janë përfshirë dy persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 2o:35 minuta. E gjithë zona është e survejuar me kamera dhe autorët janë fiksuar nga disa prej tyre. Është ende e paqartë se si kanë mundur të largohen autorët, pasi në momentin e krimit trafiku në Unazën e Elbasanit ka qenë i lartë.
Biznesmeni Edmond Mëhalla, që më parë mbante mriemin Hyka, ishte proceduar disa herë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai kishte disa biznese në Elbasan, karburante dhe një kompani për shërbim taksi. /Zoom.al