Aplikacion
Një biznesmen është vrarë në një atentat të ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.
Burime të Zoom.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Mond Mëhalla (Hyka), 43 vjeç . Ai është qëlluar në Unazën Jugore të qytetit nga persona të paidentifikuar.
Zoom.al mëson se viktima ka qenë në makinë kur është goditur. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, i cili mban emrin “Xhaxhi Oil” dhe është në pronësi të viktimës.
Burime të policisë bëjnë me dije për Zoom.al se ai është qëlluar me 3 plumba.
Biznemeni kishte disa vite që e kishte ndërruar emrin nga Hyka në Mëhalla. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35. Autorët, që dyshohet se janë 2, e kanë goditur me 2 plumba në kokë, sapo ai ka hipur në makinën e tij tip Range Rover.
Mëhalla, që kishte në pronësi karburantin dhe një kompani taksish, ishte proceduar disa herë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. /Zoom.al