Aplikacion
Policia ka reaguar në lidhje me atentatin mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku u ezekutua biznesmeni Mond Mëhalla (Hyka).
43-vjeçari me dy identitete raportohet se u gjet i pajetë brenda automjetit të parkuar në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Blutë informojnë se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe se vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
Detajet
Zoom.al mëson se 43 -vjeçari është qëlluar me dy plumba në kokë nga një distancë e afërt, teksa ndodhej në makinën e tij tip “Range Rover”, përpara karburantit “Xhaxhi Oil”, që e kishte në pronësi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja.
Burime të policisë thanë për Zoom.al se dyshohet se në këtë atentat janë përfshirë dy persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 20:35 minuta. E gjithë zona është e survejuar me kamera dhe autorët janë fiksuar nga disa prej tyre. Është ende e paqartë se si kanë mundur të largohen autorët, pasi në momentin e krimit trafiku në Unazën e Elbasanit ka qenë i lartë.
Biznesmeni Edmond Mëhalla, që më parë mbante mbiemrin Hyka, ishte proceduar disa herë për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai kishte disa biznese në Elbasan, karburante dhe një kompani për shërbim taksi. /Zoom.al