zoom

Aktualitet

Atentati në Elbasan! U ekzekutua me dy plumba në kokë, biznesmeni u përfshi në konflikt pak ditë më parë

Atentati në Elbasan! U ekzekutua me dy plumba në kokë, biznesmeni u përfshi në konflikt pak ditë më parë

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin mbrëmjen e së dielës (30 nëntor), ku biznesmeni Mondi Mehalla, i njohur edhe si Edmond Hyka, u ekzekutua brenda automjetit të tij tip Range Rover.

Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet rreth orës 20:35 në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit.

Sipas informacionit paraprak, viktima sapo kishte dalë nga zyra, pranë së cilës ndodhen bizneset e tij dhe banesa e nënës. Në momentin që është futur në mjet, ai është qëlluar me armë zjarri, duke marrë tre plumba, dy prej tyre në kokë, çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Forcat e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ngritën pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe kryen verifikime në zonë e në ambiente të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime policore bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë përdorur një automjet Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi drejt aksit Elbasan–Librazhd.

Sipas të dhënave zyrtare, 43-vjeçari i vrarë kishte precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjithashtu, mësohet se gjatë mesjavës ai ishte përfshirë në një konflikt me disa persona, pistë që po merret në konsideratë nga grupi hetimor për zbardhjen e motivit të krimit.

Postime të lidhura