Aplikacion
Ka një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e serialit të famshëm “Game of Thrones. “House of the Dragon” – i vendosur rreth 200 vjet përpara ngjarjeve të “Game of Thrones” – më në fund do të shfaqet këtë verë.
Pas shumë muajsh është njoftuar se projekti filmik do ta ketë premierën më 21 gusht. Shikuesit e “Game of Thrones” do të kujtojnë gjithashtu vargun e gjatë të Targaryenëve, e cila rezulton në një luftë civile të quajtur “Vallëzimi i Dragoit”.
Me aktorët Matt Smith, Olivia Cooke, Rhys Ifans dhe shumë të tjerë, “House of the Dragon” tashmë ka vulën e miratimit nga autori George RR Martin.Fansat e “Game of Thrones” që kundërshtuan sezonin e tij të fundit (në të cilin Daenerys- e preferuara e fansave – u çmend dhe dogji King’s Landing e vrau banorët e tij me zjarr dragoi) mund të marrin zemër duke ditur se krijuesit e serisë origjinale, David Benioff dhe DB Weiss, nuk janë përfshirë në “House of the Dragon”./L.K
/Zoom.al