zoom

Të gjitha

Merrni ca kokoshka edhe rehatohuni/ Gjithë vëmendja te Netflix

Merrni ca kokoshka edhe rehatohuni/ Gjithë vëmendja te Netflix

Ka shumë gjëra për të transmetuar në ditët e sotme. Me shpresën për t’ju ndihmuar të shikoni më shumë filma dhe seriale të mirë, po përmbledhim disa nga titujt më emocionues që transmetohen në të gjitha platformat.

Elite (Netflix)

Fenomeni spanjoll në Netflix është rikthyer me sezonin e tij të pestë. Sezoni i ri prezanton një përzierje të personazheve të vjetër dhe të rinj që merren me pasojat e sezonit të kaluar. Këtu përfshijmë trekëndëshat e dashurisë, vrasje dhe shumë sjellje të dyshimta. “Elita” nuk është zgjedhje e të gjithëve, por sigurisht që është një serial elegant, argëtues dhe çlirues.

Metal Lords (Netflix)

Producentët e “Game of Thrones” bënë një partneritet me Netflix, diçka që ka rezultuar në disa prodhime të çuditshme por tërheqëse, që përfshijnë “The Chair” dhe tanimë “Metal Lords”. Të dy projektet janë shumë më tepër realë nga sa prisnin njerëzit. “Metal Lords” ndjek dy gjimnazistë të shkollave të mesme, të cilët janë të dëshpëruar për të lënë gjurmë në skenën e muzikës metalike. Paqja e tyre prishet kur njëri prej tyre bie në dashuri me një vajzë nervoze, e cila mund të jetë  fundi i pashmangshëm për grupin e tyre.

Tokyo Vice (HBO Max)

Me disa episode të drejtuara nga legjenda e krimit dhe thrillerit Michael Mann, “Tokyo Vice” është zgjedhja e shumë njerëzve.

Në serial luajnë Ansel Elgort, Rachel Keller dhe Ken Watanabe, i cili ndjek një gazetar amerikan të zhytur në një rrjet krimi në Tokio, ku ky i fundit është më mëndjemadh se duhet./L.K

/Zoom.al