zoom

Aktualitet

Ekzekutohet Gentian Bejtja, në 2023 i vranë kunatin

Ekzekutohet Gentian Bejtja, në 2023 i vranë kunatin

Fushë-Kruja u trondit nga një vrasje pasditen e kësaj të premteje.

Sipas burimeve, Gentian Bejtja, një emër i njohur për drejtësinë, është ekzekutuar me armë në oborrin e banesës së tij në Fushë Kuqe.

Atentati në 2023

Ish-policit në korrik të vitit 2023 iu bë një atentat në Krujë, të cilit vetë Bejtja i shpëtoi. Por në këtë atentat humbi jetën kunati i tij, Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe u plagosën dy fëmijët mitur të Gentian Bejtjas.

Atentati u shënua rreth orës 00:15 të 4 korrikut 2023, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, 20 km larg qytetit të Krujës.

Autorët kishin lënë makinën pak metra larg banesës së Gentian Bejtjas dhe kishin zbritur në këmbë, duke hapur zjarr në momentin që Sino po zbriste nga makina së bashku me fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas.

Në makinën me vëllain e bashkëshortes (kunatin Ramazan Sino) ishte edhe Gentian Bejtja, por ai kishte zbritur pak minuta para se të ndodhte ngjarja.

Ky ishte atentati i tretë të cilit i shpëtoi Gentin Bejtja.

Genian Bejtja ish-efektiv i policisë njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së Niklës.

Postime të lidhura