Aplikacion
Gentjan Bejtja, i ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij, në fshatin Larushk të Krujës, ka qenë objekt atentati edhe tre herë të tjera.

Në korrik të vitit 2023, plumba kallashnikovi u derdhën në drejtim të banesës së Gentian Bejtjes, personazh i botës së krimit në Fushë-Krujë.

Sipas dëshmitarëve, atentatorët qëlluan dy herë, një herë drejt banesës dhe një herë tjetër pak më tutje, në drejtim të makinës ku ndodheshin kunati i Gentjan Bejtjas, Ramazan Sino dhe dy fëmijët e tij të mitur.
Si pasojë e të shtënave, humbi jetën Sino dhe u plagosën djemtë e Bejtjas, ndërsa ky i fundit i shpëtoi atentatit sepse kishte zbritur nga makina pak minuta para ngjarjes.
Atentati në vitin 2022
Fati ishte në krahun e ish-policit të Burgjeve Gentjan Bejtja edhe në vitin 2022, kur ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi, teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

Bejtja u plagos me armë zjarri në krah dhe në momentin që makina doli nga rruga, si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur dhe pasagjeri Klodjan Stafuka.
Atentati i tretë ndaj tij u shënua në vitin 2016. Bëhej fjalë për një atentat me eksploziv në makinë, të cilit Gentian Bejtja i shpëtoi. Nga shpërthimi ai mori vetëm disa plagë.
Vrasja e Gentjan Bejtjas dyshohet të jetë kryer për hakmarrje. Policia ka dyshime se Bejtja mund të jetë i përfshirë si bashkëpunëtor edhe në një vrasje të 3-fishtë të ndodhur në 2023 pranë banesës se tij./ Zoom.al