zoom

Aktualitet

U ekzekutua me 4 plumba, Ramazan Sino punonte në prokurori

U ekzekutua me 4 plumba, Ramazan Sino punonte në prokurori

29-vjeçari Ramazan Sino humbi jetën aksidentalisht në atentatin që iu bë kunatit të tij, Gentjan Bejtja në fshatin Larushk të Krujës.

Sipas burimeve, ai mori në trup 4 plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e Gentjan Betjes (personazh i njohur i botës së krimit), u gjetën mbi 30 gëzhoja, por asnjë prej plumbave nuk e kapi shënjestrën.

Ramazan Sino punonte si shofer në Prokurorinë e Apelit, ndërsa vetë Gentjan Bejtja para disa vitesh ka qenë polic, por më pas u largua nga radhët e uniformave blu.

Të plagosur nga atentati ngelën edhe dy djemtë e mitur të Gentjan Bejtjes, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë për jetën, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Postime të lidhura