zoom

Aktualitet

Atentati në Krujë/ “Zhduket” Gentjan Bejtja, nuk viziton as fëmijët në spital

Atentati në Krujë/ “Zhduket” Gentjan Bejtja, nuk viziton as fëmijët në spital

Një anentat i rëndë ka tronditur vendit ku shënjeshtër ishte Gentian Bejtja, por viktimë mbeti kunati i tij i cili nuk kishte asnjë lidhje me aktivitetin kriminal.

Ndër të tjera, të plagosur kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur të Bejtjas, ku djali i madh aktualisht paraqitet në rrezik për jetën.

Ndërkohë që ngjarja është ende në hetim nga ana e autoriteteve, dhe autorët po punohet të identifikohen, detaje të reja janë bërë ditën e sotme me dije për mediat.

Mësohet që pas atentatit Gentian Bejtja nuk është shfaqur në asnjë ambient publik, edhe pse rezulton ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që ai nuk ka shkuar të interesohet as për 2 fëmijët e tij që ndodhen në spitalin e Traumës.

“Nuk ka shkuar të shoh fëmijët e tij dhe as të lëviz, edhe pse ende gjendet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Siç duket ai iu shmanget daljeve publike, duke shmangur kështu çdo përplasje.”- është bërë me dije për mediat.

Postime të lidhura