zoom

Aktualitet

U plagos gjatë atentatit që iu bë Gentjan Bejtjes, dëshmia e djalit: Babi ishte me ne në makinë

U plagos gjatë atentatit që iu bë Gentjan Bejtjes, dëshmia e djalit: Babi ishte me ne në makinë

Një nga djemtë e Gentjan Bejtjes, që mbeti i plagosur në atentatin që kishte si shënjestër babanë e tij, ka dhënë detaje nga nata kur ndodhi ngjarja.

Sipas dëshmisë së publikuar nga emisioni “Në Shënjestër”, djali ka treguar para grupit hetues se pak minuta para atentatit, ata po lëvizinin me makinë në zonën ku ndodhi ngjarja dhe se bashkë me ta ishte edhe babai, Gentjan Bejtja.

“Babi ka qenë në një makinë me ne, para atentatit. Ai zbriti vetëm pak metra para se të mbërrinim në shtëpi. Nuk e di se ku shkoi”, ka thënë ai.

Nga atentati i dy ditëve më parë në Fushë-Krujë mbeti i vrarë kunati i Gentjan Bejtjes, Ramazan Sino, 29 vjeç, i cili u qëllua aksidentalisht, ndërsa plumbat të lëshuar në breshëri lanë të plagosur edhe dy djemtë e mitur të shënjestrës.

Postime të lidhura